Ka një Milan pa Ibrën, dhe një Milan me Zllatanin që kap Europën!

Një skuadër që nuk mund të luftojë tjetër përveçse për vendin e pestë, dënoi një tjetër që luftonte për titull, dhe që e bën ende matematikisht. Milani, me fitoren 3-0 në fushën e Lacios, i dha një dorë të fortë Juventusit për të fituar titullin e 9-të radhazi, ndërsa i shtoi shpresat vetes për të qenë në Ligën e Europës. Ky është ndryshimi “i pjesshëm”, pra në vetëm pak javë, i një ekipi që ende është “për turp” përsa i përket golave të shënuar, me vetëm 39 (ndaj 82 të Atalantës, 66 të Lacios, 63 të Juves e 62 të Interit), por që po ecën mirë me trajnerin Stefano Pioli.

“Synimi ynë është Liga e Europës, – pohon tekniku i rrezikuar dhe që po sfidon eprorët e tij, – jam i lumtur me skuadrën, pasi po më jep gjithçka. Fitoren e merituam dhe tani mendojmë për Juventusin për të pasur vazhdimësi. Ibra na ka ndihmuar për t’u rritur në cilësi, mentalitet dhe personalitet”. Çalhanoglu, Ibra me penallti dhe Rebiç ishin “ekzekutuesit” e kryeqytetasve, që duket se i dhanë fund ndjekjes së ëndrrës së tyre për titullin e parë kampion që nga viti 2000, pasi Juvja është 7 pikë para.

Sfidanti.al