Katastrofa e Ferrarit, dhe barcaletat në rrjet për Karlos Sainzin

Nëse ishte menduar se në Austri do të kishte qenë e vështirë, kjo kaloi çdo parashikim. Katastrofa e Ferarrit në provat zyrtare në Çmimin e parë të Madh të sezonit në Formula 1, të kujton batutën e avokatit të famshëm, Xhani Anjeli, se “nuk e di nëse do të fitojë më parë Juventusi apo Ferrari”. Ishte fillimi i viteve 90-të, dhe dy legjendat e familjes Anjeli po shkonin keq e më keq. Kanë kaluar 30 vjet, Ferrari pati epokën e lavdishme me Mikael Shumaherin, e cila u mbyll në 2005 nga Fernando Alonso, por tani batutat janë rikthyer.

Barcaleta që qarkulloi dje për Ferrarin ishte se “Karlos Sainzi po përpiqej të lexonte në rreshtat e kontratës nëse mund të gjente ndonjë klauzolë që ta lejonte të qendronte aty ku është”. Kaq e vështirë gjendja e “kokëkuqes”, të paktën në provat zyrtare. Lëklerk në vendin e 7-të, Fetel në të 11-in! Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, “nëse dita e mirë duket në mëngjes, atëherë duhet të ketë shumë për t’u shqetësuar”. Të shohim nëse do të ketë ndonjë ndryshim në garë, se shpesh gara është tjetër. Për momentin, Botas niset në vendin e parë, Hamilton pas tij dhe Red Bulli i Verstapenit është i treti.

Sfidanti.al