Juventus nuk heq dorë nga Higuain; refuzoi ofertë prej 100 milionë Euro

Juventus nuk heq dorë nga Higuain; refuzoi ofertë prej 100 milionë Euro

Juventusi refuzoi një ofertë prej 100 milionë Eurosh për Gonzalo Higuain. Lajmi bombastik është publikuar nga e përdtishmja italiane ‘Tuttosport’ e cila zbuloi edhe klubin që e bëri këtë ofertë marramendëse. Bëhet fjalë pikërisht për Chelsean që këkon me cdo kusht përforcimin në repartin e sulmit pas dështimit në tentativën e tij për të marrë Lukakun. Antonio Conte është gati të bëjë çdo çmenduri për të sjellë në Stamford Bridge, një futbollist që të jetë në gjendje që të zëvendësojë Diego Costën i cili do të largohet nga kryeqyteti anglez.

sfidanti.al