Mançester Siti i sezonit të ri do të jetë i ndryshëm jo pak nga ai i edicionit të kaluar. Pep Guardiola, që ashtu si Zhoze Murinjo, nuk e ka problem të shpenzojë shumë për të plotësuar dëshirat, sapo pagoi 54 milionë paund stërlina për mbrojtësin e krahut Kajl Uolker nga Totenhemi, duke e rritur shifrën e harxheve deri në 150 milionë stërlina, apo rreth 170 milionë euro. Katalanasi nuk pritet të ndalet me kaq, edhe pse ka marrë portierin Ederson, është shumë pranë mbrojtësit tjetër të krahut, Mendi (Monako), dhe ka paguar jo pak për mesfushorin sulmues Bernardo Silva.
Ëndrra mbetet Aleksis Sançez, edhe pse Arsenali nuk dëshiron ta humbasë kilenin për një rival direkt. Edhe nëse sulmuesi nuk vjen, reparti ofensiv ka në përbërje Gabriel Zhezusin, Kun Agueron, Leroi Sanenë dhe Rahim Stërlingun. Nga dëmtimi pritet të kthehet Gyndogan, ndërsa në dispozicion mbetet Jaja Ture. Së fundi, duhen mbrojtës të tjerë qendre, dhe i pari objektiv është Rajan Bertrand nga Sauthemptoni, ose Deni Rouz nga Totenhemi.
Sfidanti.al