Fabio Aru, të duhet një mrekulli në Alpe për të fituar Turin në Paris

Në krye të garës së madhe nuk është Kris Frum. Anglezi i famshë, tri herë kampion në Turin e Francës, u dorëzua në etapën e 12-të në Pirenej përpara sulmeve të italianit Fabio Aru, por sërish ka një shpresë të madhe. Në 22 korrik, në Marsejë, zhvillohet një tjetër kronometër individual, specialitet i Frumit dhe jo i Arusë. Në kronometrin e parë, pikërisht në etapën e parë në Dyseldorf, Frum i mori 40 sekonda italianit, ndërsa itinerari ishte vetëm 14 km. Në Marsejë, gjatësia e etapës do të jetë 22.5 km, pra anglezi mund të fitojë të paktën 1 minutë ndaj Arusë. Kjo do të thotë se çiklisti i skuadrës Astana duhet të bëjë një mrekulli në etapat malore në Alpe për të pretenduar fitoren e këtij Turi. Ai ka 6 sekonda epërsi ndaj Frumit, shumë pak, por gjithsesi të mjaftueshme për të mbajtur Fanelën e Verdhë, pasi fitoi 24 sekonda ndaj tij në 13 korrik. Gara, gjithsesi, është vërtet e jashtëzakonshme.

Sfidanti.al