Juventus mes 2 argjentinasve; do sakrifikoje Higuain per te mbajtur Dibalen?

Kjo vere do te jete stina e ndryshimeve te rendesishme per Juventusin. Do te kete ndryshime ne mbrojtje, por edhe ne sulm nderkohe qe edhe Masimiliano Alegri mund te largohet.

Andrea Anjeli, Bepe Marota dhe Fabio Paratiçi do te duhet te marrin nje vendim qe ka te beje me fatin e 2 sulmuesve argjentinas, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dibala pasi duhet te zgjedhin se cilin prej tyre do te mbajne ne skuader.

Dibala eshte me i ri ne moshe por jo konstant ne paraqitjet e tij. Zonja e Vjeter mund ta shese ate per 120-140 milione Euro,  shifer qe shpjegon arsyen se perse Dibala nuk ka merkato. Atletiko e ka takuar personalisht, Bajerni nuk shkon me shume se 100 milione ndersa Reali e Barcelona nuk kane dhene asnje shenje per te tentuar blerjen e tij. Keshtu qe lind ideja tjeter; i sakrifikuari mund te jete Higuain.

Ne veren e 2016, Juventus e bleu nga Napoli per 90 milione Euro, per kete vit vlera eshte 50 milione. Vertet eshte 31 vjeç, por eshte vrases ne zone. Pas 5 vitesh ne Itali, Higuain mund te largohet po per ku? Hipoteza e pare eshte Paris Sen Zhermeni ne rast se Kavani largohet, por parizienet jane nen hetimin e UEFA dhe mund te bllokohen ne merkato. Gjerat mund te ndryshojne nese shesin brazilianin Nejmar, por kjo eshte nje histori tjeter.

Por Higuain ka admirues te tij edhe ne Angli ashtu sikurse edhe trajneri Alegri. Nje gje eshte e qarte; kur behet fjale per te shitur lojtare, Juventus nuk kursen asnje dhe Higuain mund te jete flijimi i radhes per investimet e ardhshme te Zonjes se Vjeter.

Sfidanti.al