De Ligt bën be për Juventusin: Rri këtu, nuk shkoj tek Barça!

Pak ditë më parë, shoku i tij i kombëtares, Frenki De Jong, tronditi kampionët e Italisë dhe tifozët e tyre duke deklaruar se De Ligti shpejt do të bashkohet me të në “Kamp Nou”. Me gjasë, mesfushori i katalanasve duhej të dinte diçka dhe fjalët e tij u morën seriozisht, por De Ligti tani thotë të kundërtën. “Dua të qendroj për një kohë të gjatë këtu, – u shpreh mbrojtësi juventin, – mund të mësoj shumë në krah të Bonuçit (por, edhe të Kielinit), dhe në Torino ndihem mirë. Është ndryshe nga Amsterdami, por më pëlqen”. Nuk dihet nëse 19-vjeçari flet seriozisht, apo duhet të shprehet kështu për të mos i krijuar vetes telashe. Frika për juventinët është e madhe.

Sfidanti.al