Guardiola mund të bëjë atë që s’e bënë Murinjo, Klopi apo Fergusoni!

Kush është trajneri që ka arritur më shpejt 100 fitoret në Premier Ligë? Përgjigja e saktë është Zhoze Murinjo, me portugezin që ia doli në periudhën e parë tek Çelsi, 2004-2007. Tekniku i sotëm i Totenhemit pati nevojë për 142 ndeshje që të arrinte 100 fitoret, por një rival i madh (shpresojmë, të mos jetë i urryer) është shumë pranë parakalimit të tij. Pep Guardiola (e kush tjetër?) do të mbushë qindëshen e tij nëse Mançester Siti kalon me sukses Uolvesin sot në mbrëmje, ndërsa mbush vetëm 133 ndeshje. Pra, 9 ndeshje më shpejt se Zhozeja.

Për momentin, në vend të dytë në këtë renditje është Jurgen Klop që arriti 100 fitore pas 159 ndeshjeve, duke lënë pas legjendën Sër Aleks Ferguson. Skocezi i madh i Mançester Junajtidit bëri 100 fitore në 162 ndeshje, dhe nuk duhet të harrojmë se ai e nisi në një periudhë të vështirë detyrën e tij në “Old Traford”, në stolin e një ekipi që kishte 17 vjet pa dalë kampion, dhe të cilin ai e ndryshoi plotësisht. Listën e plotësojnë emra të tjerë të shquar si Arsen Venger (100/179), Benitez (100/181), Ranieri apo Hulje.

Sfidanti.al