Sarri bën Abramovicin: 100 milionë Euro për Hazard janë shumë pak

E ardhmja e Eden Hazard tashmë është e vendosur dhe do të jetë drejt Realit të Madridit. Por shifrat që janë përmendur për transferimin e tij të Los Blancos, nuk e bindin trajnerin e Celsit, Mauricio Sarri që i konsideron ato jo në një linjë me cilësitë teknike të futbollistit.

‘100 milionë Euro për Hazard? Po flasim për një shifër shumë të ulët për mendimin tim-tha Sarri pas fitores së Celsit kundër Uest Hemit që u arrit pikërisht falë dygolëshit të Eden Hazard-sidoqoftë, mendoj se do të jetë shumë e vështirë që ta zëvendësojmë, por nuk mund të bëj dot shumë për ta mbajtur këtu. Hazard ishte fantastik dhe kur ai arrin të shprehet në nivele kaq të larta, gjërat për ne bëhen të lehta. Nëse në të ardhmen ai do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, nuk mund të bëj asgjë’.

sfidanti.al