Surprizë e Juventusit; punon për sjelljen e Rabiot në Torino

Juventus nuk dëshiron të mjaftohet vetëm me Aron Ramsej, por kërkon të sjellë në Torino një tjetër mesfushor. bëhet fjalë për Adrien Rabiot që është në një ‘luftë’ të vërtetë me Paris Sën Zhermenin nga i cili do të largohet dhe që është edhe në shënjestrën e Barcelonës. Në fakt futbollisti ka arritur një akord paraprak me katalanasit, por media spanjolle thekson se kjo cështje nuk është mbyllur aspak pasi dokumenti nuk është depozituar kështu që Rabiot ka filluar të shohë edhe klube të tjerë rreth tij.

Klube të Premier Leagues kanë shfaqur interesin për të, por edhe Juventus nuk mbetet prapa. Madje torinezët duket se e kanë kaluar fazën e studimit të situatës së futbollistit dhe kanë nisur tashmë punën për blerjen e kartonit të tij.
Sipas asaj që publikohet në portalin calciomercato.com që citon burime spanjolle, Fabio Paratici duket se ka në duart e tij Rabiot dhe është gati t;i ofrojë një kontratë me pagë më të lartë se 10 milionë Euro në sezon që i kishte premtuar Barcelona.

Dhe e gjithë kjo bëhet në mënyrë që të evitohet rritja e konkurrencës për një futbollist të cilin Juventusi e kërkoi edhe në vitin 2014, dmth përpara rinovimit të tij të fundit të kontratës me Paris Sën Zhermenin.

sfidanti.al