Interit i duhet me cdo kusht që të jetë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe përmbushjen e këtij misioni e ka trajneri aktual i tij Luciano Spaleti. Do të jetë dicka shumë e vështirë për t’u arritur pasi janë 6 skuadra që në fund të sezonit do të kërkojnë të jenë në zonën Champions. Nëse Interi do t’ia dalë, divorci mes tij dhe Spaletit do të jetë fakt i kryer sigurisht me klubin që do të paguajë dicka për trajnerin.
Ndërkaq te zikaltrit ka nisur puna për gjetjen e zëvendësuesit të Spaletit dhe emri i preferuar është Antonio Konte. Presidenti i Interit, Zhang madje i ka dhënë leje Bepe Marotës që të hyjë në kontakte me ish trajnerin e Celsit për të parë mundësinë e ardhjes së tij në Milano.
Por në këtë pikë ka një problem me Konten që do t’i kërkojë Interit një pagë të njëjtë me atë që përfitonte te Blutë e Londrës, 10 milionë Euro në sezon, një shifër kjo që është vërtet e lartë, por që mesa duket nuk i shqetëson shumë pronarët e Interit.
Gjithsesi Interi për të arritur te Antonio Konte ka shumë për të bërë, por një ardhje e mundshme e tij do të ndryshojë të gjithë dinamikën e cështjes Ikardi që tani kërkohet edhe nga Atletiko Madrid. Në fakt Konte nuk do ta largonte sulmuesin argjentinas nga skuadra dhe do të kërkonte ndërhyrjen e Interit në merkaton e transferimeve për të përforcuar repartin e mesfishës.
sfidanti.al