Evenimenti më i rëndësishëm evropian për klube në basketboll për meshkuj pëson ndryshime. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm në këtë eveniment do të jenë 18 skuadra pjesëmarrëse dhe jo 16 sic ka qenë deri tani. është një vendim që u mor në përfundim të një takimi mes Shoqatës së Basketbollistëve dhe drejtuesve të kësaj Lige, një takim ky ku u morën edhe vendime të tjera.
Një prej tyre është data e startit të sezonit të ardhshëm, që është në 3 tetor, ndërkohë që afrohet me 1 javë data e Final Four që do të zhvillohet në 21-24 maj të vitit 2020 në Athinë
Përsa i përket sezonit aktual, janë përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e playoffit në Euroleague ku mund të përmendim Fenerbahcenë, Realin e Madridit, Barcelonën, CSKA të Moskës apo Panathinaikos. Kjo fazë do të nisë në datën 16-17 prill dhe do të mbyllet në 30 prill e 1 maj nëse ndonjë nga këto ndeshje do të shkojë në ndeshje të pestë.
sfidanti.al