Rrëfimi i Venger: Nuk e pranoj dot faktin që nuk do jem më trajner

Një person në moshën 70 vjecare pas një jete të tërë në punë, mezi pret që t’i gëzohet pensionit, kohës së lirë, familjes, pasioneve, atyre gjërave që ndoshta janë lënë disi pas dore gjatë jetës së punës. por është dikush që duket se del jashtë kësaj rryme; Arsen Venger që një vit pas largimit të Arsenalit duket se e ka të vështirë të rrijë pa punë, pa bërë rolin e trajnerit dhe rrëfimin ai e bën në një intervistë për BeIN Sports.

‘Nuk ia dal dot të bashkëjetoj me faktin që nuk do të jem më kurrë në një pankinë-tha Venger-sigurisht mund të mendoj ende te kryej një rol tjetër, do të doja të isha në gjendje që të provoja edhe njëherë intensitetin e një kompeticioni’.

Në fakt Venger mund të gjejë ende një vend të mirë pune si Drejtor Sportiv në cdo skuadër dhe ofertat në këtë pikë nuk i munguan dhe Paris Sën Zhermen ishte një prej klubeve që e kërkuan atë në këtë rol, por francezi nuk e pranoi pasi për të pankina mbetet një obsesion. venger shpjegon se sa e vështirë ishte për të që të largohej nga Arsenali.

‘Nuk e kisha menduar kurrë se do të largohesha nga Arsenali dhe do të shkëputesha prej tij-vijoi venger-por m’u desh të rinisja një jerë të re. ndonjëherë ndihesh i hidhëruar sepse nuk ndjen emocionet që ndjeje më parë. Dhe unë jam i kënaqur që mbijetova. E them në kuptimin pozitiv të fjalës sepse jam i ndërgjegjshëm se të kalosh 22 vjet në një klub është një arritje e jashtëzakonshme’.

sfidanti.al