Me tre gola në ndeshjen e fundit, është njëri nga sulmuesit më në formë në Bundesligë. Shkëlqimi i Timo Vernerit padyshim ka lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Lajpcigun, duke hedhur poshtë spekullimet për kalim tek Bajerni, thashetheme që po e dëmtonin shumë. “Është mrekulli kur shënon, – tha Verner, pasi goditi 3 herë ndaj Gladbahut, – tre gola në një ndeshje nuk i kisha shënuar që në ekipin e të rinjve. Për fat, tani jam i qetë pas rinovimit të kontratës, dhe kjo vlen edhe për skuadrën”.
Verner shpreson që kjo formë ta ndjekë edhe në ndeshjet e kombëtares. “Me Gjermaninë nuk kam shkëlqyer edhe aq, por kështu ishin rrethanat”, – pranoi ai. Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer, që është edhe kapiten i Bajernit, thotë gjysmë me shaka: “Uroj që Verneri të jetë në formë, por vetëm për kombëtaren, pasi më vonë, do të ndeshet Bajerni me Lajpcigun”.
Sfidanti.al