Rio Ferdinand: Lukaku nuk duhet të lejohet të luajë me më “vegjëlit”

Legjenda e futbollit anglez dhe e Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand, bëri një koment mjaft interesant për sulmuesin Romelu Lukaku që është një nga lojtarët më të rëndësishëm në përfaqësuesen e Belgjikës në kampionatin botëror të tanishëm në Rusi, madje, edhe një lider i vërtetë dhe, ndoshta, më i merituari që “djajtë e kuq” belgë kanë arritur deri në gjysmëfinale. Kështu, Rio, shumë i impresionuar nga loja e këtij futbollisti të Junajtidit, komentoi në Bi-Bi-Si:
“Është njëlloj sikur të luani në një oborr shkolle dhe keni një djalë të fuqishëm 16-vjeçar që luan kundër disa djemve 11-vjeçarë që nuk kanë se çfarë t’i bëjnë atij, pasi aq i fortë është ai. Ai nuk duhet të lejohet që të luajë me ata!”.