Dy vite me parë rezervë e panjohur, tani … heroi i madh i Anglisë

Anglia u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës së Rusisë, pasi mundi 2-0 Suedinë dhe, veç Dele Alit dhe Mekguajërit, hero i ekipit anglez ishte edhe portieri Xhordan Pikford. Ky gardian 24-vjeçar i portës angleze vetëm para dy sezonesh ishte portier rezervë te Sanderlendi, por, kur u fut në portë, ai tërhoqi menëherë vëmendjen e specialistëve dhe shumë shpejt ai u transferua për tek Evertoni. Pritjet e tij shumë të mira i bën vend Pikfordit në përfaqësuesen e Sauthgejtit.
Në ndeshjen me Suedinë ai me meritë u shpall “lojtari i ndeshjes”. Fillimisht, në fillim të pjesës së dytë, ai “nënshtroi” një goditje të fortë të Bergut, kurse në min. e 62-të priti shkëlqyeshëm një top të gjuajtur fort nga Klasoni. Më pas, para portës, pak metra larg saj, doli edhe një herë tjetër Bergu, por Pikfordi i tha edhe atij një “JO” të fortë dhe Anglia fitoi 2-0.
Sfidanti.al