Biliç: Po te doni art, shkoni në Bolshoi teatër, këtu kemi nokaut!

Trajneri kroat, Sllaven Biliç, në një studio sportive, ku komenonte ndeshjen çerekfinale mes Kroacisë dhe Rusisë, u bëri një “dush të ftohtë” dy legjendave angleze që e nenvlerësuan Kroacinë. Kroacia, mbas një ndeshjeje tjetër drithëruese, siguroi vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës Rusi-2018, ku, tani, të zgjedhurit e Zllatko Daliçit do të kenë përballë Anglinë. “Katrorët” treguan edhe një herë tjetër se janë mjeshtër të “ruletës” së penalltive, megjithëse origjina e vetë “ruletës” është ruse dhe nxorën jashtë konkurrimiut ekipin e vështirë vendas, pra Rusinë, duke i siguruar vetes një përballje me Anglinë që, kësaj here, është plot ambicie në rrugën e saj drejt finales së Kupës së Botës.

Interesante është se, me rastin e ndeshjes Kroaci-Rusi, në studion irlandeze “ITV”, krahas tij si i ftuar kroat, ishin të ftuar edhe dy ish-futbollistë të njohur anglezë Geri Nevil dhe Li Dikson që, duke e provokuar ish-futbollistin e përfaqësueses kroate, bënin përpjekje që ta nënvlerësonin Kroacinë.
Dihet se një hit i vërtetë në Angli është bërë kënga “It’s coming home” (Po kthehet në shtëpi), një frazë që, zakonisht, përdoret në futboll, duke nënkuptuar se trofeu më i rëndësishëm, Kupa e Botës, tani, duhet të kthehet në shtëpi, pra në djepin e saj në Angli, atje edhe ku është shpikur futbolli, dhe të cilën ky vend e ka fituar vetëm një herë, më 1966.

Të dy legjendat angleze të futbollit i kërkuan Biliçit që të përgjigjej, nëse Kroacia do të ishte e kënqur, nëse do të kthehej në shtëpi me medaljen e bronzit, pra duke nënkuptuar humbjen e sigurtë në gjysmëfinale të Kroacisë ndaj Anglisë. Por, Biliçi u bëri një “dush të ftohtë” sipas mënyrës së vet të dy ish-futbollistëvë angleze, duke iu thënë: “Tani, ne ndodhemi në një fazë nokauti të kampionatit botëror, kurse ju, po të doni të shihni art, shkoni në Bolshoi teatër në Moskë!”.