Team Albania gati për Lojërat Olimpike Dimërore

Team Albania është gati për një eksperiencë të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina. Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, Shqipëria përfaqësohet me 4 sportistë në ski alpine: Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa.

Të katërt këta sportistë janë kualifikuar për të marrë pjesë në Milano Cortina 2026.

Ekipi shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026

Lara Colturi (19 vjeç)

Slalom gjigant dhe Slalom

Lisa Brunga (17 vjeç)

Slalom

Semire Dauti (18 vjeç)

Slalom gjigant dhe Slalom

Denni Xhepa (22 vjeç)

Downhill, Slalom gjigant, Slalom dhe Super G