Revolucioni i Real Madrid; Nejmar e Mbappe sërish në shenjestrën e ‘Los Blancos’

Dështimi i radhës së paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve duket se ka vënë në dyshim të ardhmen e yjeve të tij Nejmar dhe Kilian Mbape të cilët duket se janë vënë sërish në shënjestrën e Realit të Madridit. Presidenti i klubit merenges po poërgatitet për një revolucion në skuadër pas eliminimit të turpshëm nga Ajaksi në mbrëmjen e së martës dhe Nejmar e Mbape janë pjesë e projektit të Perez. Reali i Madridit e kërkoi Nejmarin edhe verën e kaluar, ndërsa Mbapenë tentoi ta blejë dy vjet më parë teksa i ofroi Monakos deri në 235 milionë Euro, por sulmuesi zgjodhi Paris Sën Zhermenin.

i Nejmarit e Mbapesë te kampionët e Francës u bë në vitin 2017 me synimin fitoren e Ligës së Kampioneve, por ata dështuan për të dytin vit radhazi. kështu që Reali i Madridit do të kërkojë të bëjë një tjetër tentativë. Por Los Blancos i kanë hedhur sytë edhe nga Premier League pikërisht Totenhem teksa ka shprehur gatishmërinë për të paguar 170 milionë Euro për trajnerin Maurisio Pocetino dhe sulmuesin Herri Kejn.

sfidanti.al