Kur quhesh Xhanluixhi Buffon dhe bëhesh protagonist me një gafë të madhe në Ligën e Kampionebe, kritikat janë shumë të forta. Gabimi i bërë në golin e dytë të ndeshjes me Mancester Junajtid ishte një prej motiveve që sollën eliminimin e Paris Sën Zhermenit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve me L’Equipe’ që e vlerëson 41 vjecarin me notën 2.
‘Nuk mund të mbrohej pas gjuajtjes së Rashford pasi e ktheu topin pikërisht te këmbët e Lukakut. Disa prej rivënieve të topit në lojë ishin të turpshme-shkruante prestigjiozja franceze. Por vlen të theksohet se shkalla e vlerësimit në futbollin francez është ndryshe nga ai në Itali dhe mesatarisht vlerësimet janë më të ulëta, por pavarësisht kësaj, Buffon ngelet bindshëm në klasë.
‘L’Equipe’ në artikullin e tij thekson gjithashtu: ‘Fushata evropiane e Paris Sën Zhermenit është një dështim dhe Bufon ka pjesën e tij të përgjegjësisë. është ende shpejt të thuash se nuk do ta fitojë kurrë Ligën e Kampioneve, por në moshën 41 vjecarem portieri italian i ka reduktuar ndjeshëm mundësitë. A është kampioni i botës në vitin 2006 një vlerë e shtuar për një skuadër që dështon vit pas viti në objektivin e saj? Përgjigjja është jo’.
sfidanti.al