Milani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit spanjoll Mario Gila, i cili bashkohet me kuqezinjtë me kontratë të përhershme. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2031 dhe do të përfitojë rreth 5 milionë euro neto në sezon. Ai do të mbajë fanellën me numrin 34.
Gjatë katër sezoneve me Lazion, Gila regjistroi 120 paraqitje dhe shënoi 2 gola, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm të skuadrës romake.
Në fjalët e para si futbollist i Milanit, Gila u shpreh:
“Mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Besoj se këtu mund të tregoj maksimumin tim. Kjo fanellë ka një peshë të jashtëzakonshme dhe jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Dua të mësoj, të jap gjithçka në fushë dhe të arrij nivelin që e ka bërë Milanin një klub të madh.”
Mario Gila është një tjetër përforcim i rëndësishëm për Milanin, që synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe europian.

