Nedim Bajrami e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën përgatitore me Rangers. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte një nga autorët e golave në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Raith Rovers, duke dhënë sinjale pozitive në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra e Rejnxhërsit, arriti të merrte një fi tore të thellë me rezultatin 5-1.
Trajneri Derek MekInes i dha minuta Bajramit në pjesën e dytë të takimit, ku shqiptari u aktivizua si zëvendësues, për të gjetur rrugën e rrjetës, duke vulosur paraqitjen bindëse të Rangers në testin e parë të verës. Ndeshja shërbeu kryesisht si një provë për stafin teknik, i cili po vlerëson gjendjen e futbollistëve në ditët e para të fazës përgatitore.