Xhejms kalon legjendën Xhordan; por Lejkërs humbet ndeshjen

LeBron Xhejms shkruan faqe të historisë së NBA. ‘The King’ parakaloi Majkëll xhordan në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e kampionatit amerikan të basketbollit pasi arriti kuotën e 32 292 pikëve dhe tani është në vendin e katërt duke vënë në shënjestrën e tij një tjetër emër të madh të NBA e Los Anxheles Lejkers, Kobi Brajant. por pikët e Xhejms nuk i shërbyen skuadrës së tij Lejkërs për të evituar humbjen ndaj Denver Nagets me rezultatin 99-115 me skuadrën kaliforniane që sheh që zona e playoffit t’i largohet gjithnjë e më shumë.

Bostoni regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe këtë radhë skuadra nga Masacusets mundi Sakramenton Kings 111-109. Njeriu i ndeshjes për Seltiks u bë pikërisht Gordon Hejuard autori i pikëve të fitores për skuadrën e Bostonit kur kishin mbetur 2 sekonda nga fundi i ndeshjes. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazimin 49-49, ndërsa pas pushimit të ndeshjes Bostoni ia la gjithcka në dorë Tatum dhe Horford deri në momentin kur Hejuord shënoi pikët e fitores së skuadrës së Bostonit.

sfidanti.al