Revanshi I Kanavaros, kampion I Kinës me Evergrande

Guangzhou Evergrande është fituesi I kampionatit kinez. Suksesi në Super League, I 8 në historinë e klubit erdhi pas fitores 3-0 ndah Shangai Shengua. Pas 30 javësh kampionat skuadra e Guangzhou e mbylli kampionatin me një avantazh prej 2 pikësh kundrejt Beixhing Guan, një arritje kjo që mund të konsiderohet edhe si një revansh për trajnerin Kanavaro që në fund të tetorit u shkarkua përkohësisht nga drejtimi I skuadrës pas barazimit 2-2 me Henan Xhianje

Fabio Kanavaro u kthye në drejtimin e Guangzhout në 3 nëntor. Drejtuesit e klubit komunikuan se ish mbrojtësi I përfaqësueses italiane kishte dorëzuar një relacion me shkrim  te pronari Xu Xhiajin  ku kishte shprehur refleksionin e bërë, Ndërsa  burime të tjera thanë se Kanavaros I ishte kërkuar që të kishte më shumë autoritet te lojtarët

Sfidanti.al