Real Madrid, Benzema rinovon kontratën deri në 2022

Karim Benzema  do të qëndrojë te Reali I Madridit edhe për 2 vjet të tjerë Lajmi bëhet public nga e përditshmja spanjolle AS, sipas së cilës sulmuesi francez e ka firmosur tashmë kontratën e re me ‘Los Blancos’ që në muajin dhjetor.

Kontrata e Benzema skadonte në vitin 2021 dhe sipas AS, sulmuesi 32 vjecar ka firmosur  deri në qershor të vitit 2022 dhe se zyrtarizimi I rinovimit të kësaj kontrate pritet të bëhet në fund të sezonit. Karim Benzema është goleadori kryesor I Realit të Madridit në këtë sezon teksa në 32 ndeshje të luajtura deri tani ai ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 9 assist

Sfidanti.al