Ramos u bën thirrje tifozëve “Vamos Hala Madrid” kunder Barcelones

“El Klasiko” e radhës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, kësaj here në kuadrin e Kupës së Mbretit, përfundoi në barazim 1-1, kështu që ndeshja e dytë gjysmëfinale në “Santiago Bernabe” do të jetë vendimtare. Në këto kushte kapiteni i Realit, Serhio Ramos, u bëri thrrje tifozëve që ta mbushin plot “Bernabeun” në ndeshjen e kthimit më 27 shkurt.
“’Bernabeu’ do të jetë faktor vendimtar për ekipin tonë. Hajdeni të gjithë në stadium. Vamos. Hala Madrid”, vihet në dukje në mesazhim që Ramosi u dërgoi përmes rrjeteve sociale tifozëve të Realit mbas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Barcelonën.
Sfidanti.al