Trajneri i Algjerisë: Marezi meriton të luajë në një klub më të madh

Trajneri i Algjerisë, Rabah Madjer, deklaroi se Riad Marezi meriton që të luajë në një ekip më të mirë sesa Lester Siti. Sezoni dimëror i transferimeve u bë për Marezin një ferr i vërtetë, pasi për shërbimet e këtij futbollisti algjerian treguan interes disa klube të mëdhenj, sidomos Mançester Siti, por transferimi i tij dështoi, pasi Lesteri kërkoi shumë para për të.

“Marezi, momentalisht, meriton një klub më të mirë sesa Lesteri, por, ndërkohë, nuk duhet të harrojmë se është ky klub ai që e futi atë në rrugën e lavdisë. Duhet që me kryesinë e klubit të zhvillohen bisedime serioze. Ai synon që të transferohet në një klub më të madh sesa Lesteri, por unë e këshilloj atë që ai të stërvitet me intensitet të lartë, megjithëse transferimi i tij dështoi”, vuri në dukje ish-futbollisti i famshëm, tani trajner i përfaqësueses algjeriane, Madjer.

Sfidanti.al