Sanço e Haverc, në Angli duan dy blerjet 200 milionë paundëshe!

Nuk ka kaluar ende zhurma e sezonit që sapo u mbyll dhe në ishull po mendojnë për atë që do të bëjnë edicionin e ardhshëm. Mançester Junajtidi po përgatit një tjetër ofertë për Xhejdën Sançon, yllin 20-vjeçar anglez të Dortmundit. Mësohet se klubi i “Old Trafordit” e ka bërë një ofertë prej 89 milionë paundësh stërlina, që do të thotë rreth 100 milionë euro. Borusia mësohet se e ka hedhur poshtë ofertën e “djajve të kuq”, dhe nga Gjermania thonë se klubi dëshiron vetëm çmimin që i ka vënë kartonit, 109 milionë paundë stërlina për në Angli, që do të thotë mbi 110 milionë euro. Edhe Çelsi po bëhet gati për një tjetër “sulm”. Londinezët kanë “karta të forta” në dorë, pas kualifikimit për në Champions, dhe mund t’ia dhurojnë futbollin e elitës europiane yllit që duan, Kai Havercit. Besohet se Blutë e Londrës janë gati të paguajnë 90 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 100 milionë euro, ndërsa lojtari i Leverkusenit ia ka bërë të qartë klubit se do të largohet.

Sfidanti.al