Demtimi i pesuar nga Kostas Manolas ne ndeshjen me Sassuolon eshte me i rende nga sa u mendua. Sipas nje komunikate te leshuar nga klubi i Napolit, ekzaminimet mjekesore evidentuan thyerje te brinjes se katert dhe te peste me futbollistin qe do te beje terapine, nderkohe qe gjendja e tij do te vleresohet dite pas dite.
Per Manolas, eshte e sigurt mungesa ne perballjen me Interin, por duke pare shkallen e demtimit te tij, mbrojtesi grek rrezikon te humbase edhe ndeshjen e 1/8 te Liges se Kampioneve ndaj Barcelones qe do te luhet ne 8 gusht.
Nese Manolas qe ka shume pak kohe ne dispozicion te riaftesohet plotesisht, nuk do t’ia dale mbane te jete gati per ndeshjen me katalanasit, Gattuso do te mund te luaje karten Maksimovic dhe ta aktivizoje perkrah Koulibaly.
Sfidanti.al