Jan Vertonghen nuk do te jete me futbollist i Tottenhamit. Ishte vete belgu qe zyrtarizoi largimin nga klubi londinez pas 8 sezonesh aktivizimi me te. Mbrojtesi ishte ne skadence te kontrates me Hotspurs dhe pas ndeshjes se fundit te Premier League ai pershendeti skuadren e tij.
‘Nje dite e trishtuar per shume arsye-shkruante ai ne rrjetet sociale-do te ndjej mungesen e miqve, stafit, do te me marre malli te luaj ne stadiumin e ri dhe te bukur dhe padyshim do te ndjej mungesen e tifozeve. Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e dhene gjate ketyre viteve. Keni qene fantastike. Kemi shume kujtime te pabesueshme bashke, por per tani eshte ora e lamtumires’.
Sfidanti.al