Premier League, punohet për të rifilluar në 8 qershor. Liverpool shpreson

Premier League po vlerëson mundësinë  për të rifilluar sezonin në 8 qershor me dyer të mbyllura për ta përfunduar atë në 27 korrik. Bëhet fjalë për planin ‘Project Restart’ për të cilin po punojnë drejtuesit më të lartë të futbollit anglez dhe për të cilin flet ‘Times’ sipas të cilin pretendohet që gjithcka të bëhet falë një bashkëpunumi me organet drejtuesve sportive dhe qeverinë britanike.

Sezoni në Premier League u ndërpre në 13 mars dhe nëse ky projekt do të  realizohet, atëherë për Liverpoolin do të thotë se do cojë deri në fund këtë galopim drejt titullit kampion që I mungon që nga viti 1990. Sipas këtij projekti, në stadium numri maksimal I personave që do të hyjnë për ndeshjet e kampionatit anglez është 400. Përsa I përket sezonit të ardhshëm, ideja është që ai të nisë në 22gusht.

Sfidanti.al