Premier League, merkato pasanikësh, mbi 1.5 miliardë Euro të shpenzuara

Prej vitesh është kampionati më tërheqës, më i pasur dhe më i ndjekur i planetit. në të njëjtën kohë është edhe kampionati më joshës për futbollistët duke bërë që steka e kufirit të shpenzimeve të ngjitet gjithnjë e më lart. Po flasim për Premier Leaguen angleze, në të cilën cdo vit regjistrohen shifra marramendëse përsa u përket lëvizjeve në merkato të klubeve të saj dhe 2019 nuk bën përjashtim.

Pasditen e së enjtes u mbyll zyrtarisht merkatoja e transferimeve dhe sipas Deloitte në total klubet e kampionatit anglez kanë shpenzuar 1.53 miliardë Euro në blerje futbollistësh, një shifër kjo që është shumë pranë rekordit të vendosur nga ky kampionat në 2017 me 1.6 miliardë Euro shpenzime

Ajo e këtij viti ishte merkatoja e Herri Meguaiër, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë për të cilin Mancester Junajtisd pagoi 87 milionë Euro. Por ishte edhe merkatoja e Nikolas Pepe për të cilin Arsenali derdhi 78 milionë. Nëse në fillim të gushtit Premier e La Liga(kjo e fundit fale shoppingut të pasur të Realit), kishin arritur në kuotën e 1.2 miliardë Eurove shpenzime në merkato, në ditët e fundit, klubet e Premier Leagues shpërthyen dhe vetëm të enjten shpenzuan 180 milionë Euro në merkato.

Por ndërsa merkatoja e Premier League është mbyllur, klube të kampionateve të tjerë të rëndësisshëm janë ende duke punuar pasi për to afati i mbylljes së merkatos së transferimeve është 2 shtatori. La Liga mund të thotë ende fjalën e saj, ndërsa Serie A me ardhjen e Lukakut sapo arriti kuotën e 1 miliardë Eurove të shpenzuara. Gjithsesi, mirëqenia e Premier League është e përgjithësuar; të ardhurat e faturuara të Premier Leagues arrijnë në mbi 5.4 milionë Euro, pra kuota e shpenzimeve përfqëson 20% të të ardhurave dicka që sipas Deloitte është konstante në 15 vitet e fundit.

Klubi që shkon kundërr rrymës në këtë pikë në Angli është Noruic që ndryshe nha skuadrat e tjera të ngjitura në Premier si Aston Vila e Shefild, ka bërë vetëm 1 milion Paund shpenzime në merkato duke siguruar një sërë transferimesh në formë huazimi. ‘Ne nuk blejmë yje, i formojmë në shtëpinë tonë’-tha me krenari Drejtori Sportiv i Noruicit Stjuart Ueber.

sfidanti.al