Motomerkato, Lorenzo sërish te Dukati? Puixh: Ka kontratë me Hondën

Alberto Puixh i mbyll dyert e rikthimit te Dukati, Horge Lorencos që orët e fundit u fol për një largim të parakohshëm nga skuadra e Hondës.

‘Horge ka një kontratë 2 vjecare dhe përsa na përket ne, ai do të qëndrojë te Honda deri në 31 dhjetor të vitit 2020-tha menaxheri i Hondës në një intervistë Moto.it-cfarë do të ndodhte po të më thoshte se dëshiron largimin? Do të ishte e nevojshme që të vlerësonim situatën, por për momentin askush nuk më ka thënë gjë. Lorenco erdhi me një dëshirë të madhe dhe ne e pritëm me entuziazëm. Nuk ka asnjë arsye për të prishur këtë bashkëpunim’

Puixh pranoi se ky bashkëpunim mes Hondës dhe Lorencos nuk ka nisur mirë me pilotin nga Majorka që ka regjistruar si rezultatin më të mirë vendin e 11 në Le Mans dhe se krahasimi me një fenomen si Mark markez mund t’i ketë komplikuar akoma më shumë gjërat për të. por spanjolli shtoi se është i sigurt se Lorencos nuk i ka munguar motivimi duke konfirmuar në të njëjtën kohë se pilotit do të kthehet në pistë në Cmimin e Madh të Silverston në fund të muajit gusht

sfidanti.al