Cështja e akuzave për përdhunim ndaj Nejmar po shkon drejt mbylljes përfundimtare. prokuroria e Sao Paulos ka kërkuar në fakt arkivimin e kësaj cështjeje të ngritut nga Nazhila Trinidade kundër futbollistit, duke e argumentuar këtë fakt se nuk ka tregues që të vërtetojnë se krimi ka ndodhur vërtet.
Dy prokuroret që u morën me këtë cështje Estefania Paulin dhe Flavia Merlini thanë për mediat se u gjetën plagë vetëm te një gisht i modeles 26 vjecare që e akuzoi Nejmarin se e kishte sulmuar gjatë një takimi në një hotel në paris në 15 maj. Ato shtuan se janë vënë re shenja në trupin e vajzës që erdhën pas goditjeve në rrëzë të kofshëve por që ndodhi me konsensusin e të dy palëve.
‘I kërkuam viktimës që të na paraqiste provat që ajo thoshte se i kishte por ajo nuk e bëri këtë-shtuan prokuroret-policia i kërkoi të dorëzojë kompjuterin dhe celularin për të studiuar videon që sipas saj tregonte sulmin, por fillimisht ajo nuk deshi ta jepte dhe më pas tha se ia kishin vjedhur’
Kështu Prokuroria iu bashkua Policisë në kërkesën për arkivimin e cështjes dhe e dërgoi përfundimet e saj në gjykatë. tani i takon magjistraturës që të deklarojë nëse kjo cështje mbyllet përfundimisht ose t’ia kalojë atë një prokurori tjetër nëse ka dyshimë në rekomandimin të Prokurorisë së Sao Paulos.
sfidanti.al