Pogba: Së shpejti do ta dëgjoni muzikën time, madje edhe do të kërcejë!

Futbollisti francez, Pol Pogba, që, verën e kaluar, u ble nga Mançester Junajtidi për një shumë rekord, dhe që deri tani, nuk ka bërë asgjë që ta justifikojë një nga blerjet më të mëdha në historinë e futbollit botëror dhe që t’u bëjë përshtypje tifozëve të “djajve të kuq”, është bërë, qëkur është bashkuar me këta të fundit, objektiv i mjaft kritikave, për shkak të lojës së tij aspak përshtypjelënëse. Sidoqoftë, ai premton se gjithçka, së shpejti, do të ndryshojë dhe se ai do ta tregojë sesa vlen ai, me të vërtetë, se ai ka mjaft cilësi të larta që, deri tani, ai, në fakt, nuk i ka treguar.                                                                                             “Më duhet edhe pak kohë që të përshtatem te Mançesteri, pasi ka ardhur koha që ‘makineria’ të fillojë të punojë. Njerëzit kanë dëshirë që të flasin për mua. Sapo të mbarojnë kritikat që nuk do të zgjasin shumë, unë do të lëshoj muzikën time, madje, edhe do të kërcej”, i tha, ditët e fundit, ky mefushor ofensiv portalit “Telefut”.