Pogba-Murinjo, sherri vazhdon; kush do te dale i fituar?

Zënka mes Pol Pogbasë dhe Zhoze Murinjo ka shkruar një kapitull tjetër dhe kjo ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Mancester Junajtid dhe Ulvërhemptonin e mbyllur 1-1 me mesfushorin francez që nuk i kurseu aspak kritikat për mënyrën e lojës së aplikuar nga skuadra e tij.

Sipas tabloidit britanik ‘the Sun’ Pogba dhe Murinjo patën një debat të fortë me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes duke bërë që të shkatërrohet momenti i paqes që u krijua pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Jang Bojs ku Pogba shënoi dy gola në fitoren e Djajve të Kuq

Në fakt 3 ditë më vonë situata u kthye aty ku ishte në fillim si në ndeshjen e javës së parë ndaj Leister me mancester Junajtid që mori një fitore të vuajtur. Në atë kohë Pogba deklaroi se nuk fliste se rrezikonte që të gjobitej nga klubi, por këtë radhë nuk u frenua aspak dhe e kritikoi hapur Murinjon.

Mancester Junajtid në këtë moment ka 8 pikë më pak se Liverpuli kryesues pas 6 javësh kampionat dhe Pogba që s’e mbajti më veten përpara gazetarëve. Zgjidhja e kësaj krize duket se është e qartë; Pogba ose Murinjo do të largohet. mesfushori konsiderohet si një prej elementëve kyc të skuadrës edhe pse Barcelona po e ndjek prej kohësh, kështu që me shumë mundësi do t’i takojë Murinjos që të lërë “Old Trafford” sidomos nëse nuk do të vijën rezultatet.

sfidanti.al