Atë që nuk e kanë bërë dot disa nga mbrojtësit më të fortë të botës, e bëri një sëmundje fare e rëndomtë. Isko Alarkon do të jetë mungesë për një muaj për Realin e Madridit, një dhimbje koke jo e vogël për trajnerin Lopetegi. Lojtari fantazist pësoi një krizë apendisiti, dhe u detyrua të shkonte “në thikë”. Pas operacionit do të vijë periudha e rikuperimit, ndërsa pritet që të mungojë në 4 ndeshje për madrilenët. Isko, në fakt, shkoi me dhimbje në kompleksin sportiv në Valdebebas, dhe i tha Lopetegit dhe mjekut se nuk ishte në gjendje të stërvitej. Problemi më i madh për Realin është nëse lojtari do të bëhet gati apo jo për El Klasikon e 28 tetorit ndaj Barcelonës.
Sfidanti.al