Pas testeve në Premier League, 6 raste me Covid në 3 klube të ndryshme

Gjashtë lojtarë apo anëtarë të stafit të skuadrave të Premier League që I përkasin 3 klubeve të ndryshme kanë rezultuar pozitivë në testet për coronavirus. Lajmi u komunikua nga vetë Liga Angleze pas kryerjes së këtyre testeve për dy ditë në kuadër të rifillimit të stërvitjeve .

‘Mes të dielës dhe të hënës, 748 lojtarë dhe anëtarë të stafeve iu nënshtruan testeve për Covid-19-lexohet në një komunikatë të Premier League-nga këta 6 kanë rezultuar pozitivë dhe janë nga 3 klube të ndryshme. Futbollistët apo pjesëtarët e stafeve që dolën të prekur nga coronavirusi do të qëndrojnë në vetëizolim për një javë. Premier League I komunikon këto të dhëna të reja për të garantuar integritetin dhe transparencën e kompeticionit’.

Sfidanti.al