F1, vendimet qeveritare rrezikojnë garën e Silverstone

Katërmbëdhjetë ditë karantinë për ata që hyjnë në Angli. Qeveria britanike nuk e ka marrë ende një vendim përfundimtar, por nëse kjo masë do të hyjë në fuqi në muajin qershor, do të krijohen telashe jo vetëm për futbollin, por edhe për Formula 1. Në këtë pikë, Cmimi I Madh I Anglisë në Silverstone I parashikuar të mbahet në 26 korrik do të vihet vërtet në rrezik dhe bashkë me të edhe etapa e dytë në këtë pistë në të dielën e parë të gushtit.

Fillimi I Botërorit të Formula 1 vështirësohet shumë.  Kalendari provizor parashikon për momentin një takim të dyfishtë në Austri më pistën e Spielberg me garat e 5 dhe 12 korrikut. Më pas do të zhvilloheshin 2 gara të tjera njëra pas tjetrës në Angli, në Silverstone, por vendimet e qeverisë Johnson kanë bërë të ngrihen pikëpyetje për këto ndalesa.

Kjo sepse sipas kësaj mase do të jetë e pamundur të hyjnë në Britani si skuderitë që e kanë bazën jashtë vendit; Ferrari, Alfa Romeo dhe Alpha Tauri ashtu edhe personeli I 7 skuadrave britanike që do të kthehen në Angli nga vende të tjera. Megjithatë duket se qeveria angleze ka ndërmend të bëjë ndonjë ndryshim në këtë masë strikte por me mundësinë për të bërë kontrolle periodike.

Drejtuesit e Formula 1 duket sikur kanë nisur disa bisedime me qeverinë britanike duke punuar me garancinë e kontrolleve të vazhdueshme që do t’I nënshtrohet personeli udhëtues I Botërorit dhe duke bërë një kërkesë për përjashtim. Por kjo e fundit për momentin është e siguruar vetëm për autotransportuesit dhe diplomatët dhe ka pak shanse që t’I sigurohet edhe Formula 1 për të mos krijuar precedent.

Nëse nuk do të garohet në Silverstone, pas Austrisë, Formula 1 mund të zhvendoset në Gjermani në Hockenheim për të vijuar në Evropë sipas kalendarit provizor që nuk është konfirmuar ende e për t’u spostuar në Azi dhe kontinentet amerikane e për t’u mbyllur në dhjetor në Bahrein me 2 gara radhazi dhe Abu Dabi.

Sfidanti.al