Nuk janë të fortë në fushë, por “Djajtë” të mposhtin me para

Klubi më me shume trofe në Angli, Mançester Junajtid, paguan më shumë para për lojtarët e vet, më shkallë botërore, sa i përket futbollit. Një studim që është bërë, kohët e fundit, nxori si konkluzion se klubi i “djajve të kuq” u jep më shumë para sesa çdo klub tjetër në botë lojtarëve të vet.

Në nivel vjetor, mesatarisht, çdo lojtar i ManU-së fiton 5,77 milionë sterlina. Mbas Mançester Junajtidit, vjen Barlcelona me 5,64 milionë stelrina, ndërsa vendin e tretë e mban Mançester Siti me 5,42 milionë sterlina, ndërkohë që mbi 5 milionë sterlina fitojnë, mesatarisht, futbollistët e Realit të Madridit.