Manchester United është skuadra me pagën mesatare më të lartë në botën e futbollit. Sipas një studimi, rezulton se “Djajtë e kuq” u paguajnë mesatarisht 5.7 milionë paund në vit lojtarëve të tyre.
Studimi për pagën mesatare është bazuar te të dhënat e 10 mijë sportistëve, të 333 skuadrave në 7 disiplina të ndryshme, ndërkohë që është përpiluar edhe një renditje në lidhje me këtë aspekt.
Përsa i përket skuadrës që ka pagën mesatare më të lartë, në krye qëndrojnë kampionët e NBA-së të Cleveland, me 6.54 milionë paund në vit për çdo lojtar, i ndjekur nga ekipi i bejzbollit Neë York Yankees, dhe ajo e LA Clippers.
Në dhjetëshen e skuadrave me pagën mesatare më të lartë, futbolli përfaqësohet edhe nga Barcelona e Manchester City, të pozicionuara në vendin e 5-të dhe të 9, me paga mesatare respektive 5.64 dhe 5.42 milionë paund.
Përsa u përket futbollistëve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dominojnë me një pagë prej 18.98 milionë paund secili në sezon. Në vendin e tretë pozicionohet Gareth Bale, i ndjekur nga Hulk, Pogba e Graziano Pelle. Mbyllin dhjetëshen e lojtarëve më të paguar Neymar dhe Zlatan Ibrahimoviç, që gjenden respektivisht në vendin e 9 dhe të 10.
/ Top Channel