Pas shumë muajsh debatesh, mëngjesin e së mërkurës, u konfirmua ajo që ishte përfolur për muaj të tërë, teksa Red Bulli vendosi të shkarkojë Kristian Hornerin. Vendin e tij në ekip do ta zërë Laurent Mekies, një klasik i “paddock”-ut me një karrierë të gjatë në botën e Formula 1.
I trajnuar në ESTACA në Paris dhe në Universitetin Loughborough, ai e filloi karrierën e tij në Formula 3 dhe më pas si inxhinier motorësh në Asiatech. Ai shpejt do të bënte kapërcimin e madh në Formula 1 me ekipin Minardi, një markë klasike kur bëhet fjalë për fillimin e karrierave të mëdha në F1. Ai e mbajti këtë pozicion deri kur ekipi mori emrin Toro Rosso në vitin 2005.
Më vonë, Laurent Mekies do të bënte kërcimin në anën tjetër të “paddock”- ut, në FIA, si Drejtor i Sigurisë, duke udhëhequr projektin “halo”. Më vonë, ai shërbeu si zëvendësdrejtor i garave deri në vitin 2018, kur u kthye në botën e F1, duke punuar me Ferrarin si drejtor sportiv.
Që nga janari i vitit 2024, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të ekipit në Racing Bulls, ekipi satelit Red Bullit, aty ku tani do të zëvendësojë Kristian Hornerin. Nga ana tjetër, pozicionin që mbante Laurent Mekies te skuadra Racing Bulls do ta marrë Alan Permane, i cili do të jetë tashmë në rolin e drejtorit.
sfidanti.al