Një futbollist që nuk e mbulojnë dot retë..Ibrakadabra

Mjaftuan dy gola kundër Svansea-s për të larguar fantazmat dhe polemikat, me gjigantin suedez që tha për sajtin zyrtar të United, se do të fitojë një trofe në ishull para se të lërë futbollin.
Pasi triumfoi në thuajse çdo kampionat ku është aktivizuar, Zlatan foli për objektivat e tij në Premier League me “djajtë e kuq” por jo vetëm.

“Në disa ndeshje këtë sezon kemi qenë vërtet pa fat por besojmë fuqishëm te titulli kampion. Kur ke besim në objektiva, atëherë edhe rezultatet do të vijnë shpejt”, tha Ibrahimovic në një version motivues, e inspiruar nga eksperienca e madhe në ligat kontinentale.

“Red devils” vijnë nga sezone që mund t’i quajnë të dështuar, dhe sipas qendërsulmuesit me origjinë boshnjake, kjo pa peshën e saj.