Spanja nuk ka humbur  plot 54 ndeshje, a thua se.. Maqedonia!

Ish-kampionia e botës dhe ekipi kundërshtar, më 12 nëntor, i Maqedonisë, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, Rusi-2018, Spanja, ka plot 54 ndeshje që nuk njeh humbje në shtëpi, pra në fushën e vet. “Furia e kuqe”, që nga ndeshja kualifikuese e parë të saj, të zhvilluar në vitin e largët 1934, nuk është mundur bë fushën e vet, ndërsa ka fituar 45 ndeshje dhe ka barazuar nëntë, një sukses, për të cilin, gjithashtu, mund të mburren edhe ekipet e mëdhenj, Italia, me 43 fitore e shtatë barazime, dhe Brazili, me 34 fitore dhe 12 barazime.

Deri tani, në kuadrin e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës të vitit 2018 në Rusi, Spanja ka luajtur vetëm një ndeshje në fushën e saj, ndaj Lihtenshtainit (8-0), ndërsa ndeshjen e dytë, në shtëpi, do ta zhvillojë kundër ekipit përfaqësues të Maqedonisë. Duke qenë se ndaj kësaj të fundit nuk do të luajnë dyshja mbrojtëse Pike-Ramos, “truri” i ekipit, Iniesta, dhe Diego Kosta i dëmtuar në stërvitje, a ka mundësi që ekipi i Maqedonisë ta prishë serinë e pamposhtjes së ekipit spanjoll në fushën e vet?