Murinjo u kthen buzëqeshjen tifozëve të Celsit, u “dorëzon” titullin

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, para raundit të dytë të Premiuer Ligës angleze, deklaroi se, sipas tij, favorit kryesor për ta fituar atë është Celsi kampion aktual. “Njerëzit harrojnë se Celsi shiti një mesfushor të rëndësishëm, por, sidoqoftë, vetëm një, ndërkohë që ka blerë dy lojtarë të shkëlqyer, Bakajoko dhe Drinkuoter. Ky, për mua, nuk përbën ndonjë problem. Problem është, kur ju shisni dhe nuk blini asnjë lojtar. Mendoj se ky ekip është më i fortë sesa sezonin e kaluar”, tha Murinjo.

Me këtë deklaratë, trajneri portugez i lartpërmendur zhgënjeu tifozët e vet që duan të dëgjojnë se “djajtë e kuq” do të bëhen kampionë në fund të sezonit, por, sidoqoftë, duke e njohur “Specialin”, fjalët e tij mund të konsiderohen vetëm si një bllof. Por, megjithatë, kjo deklaratë me siguri që i ka kënaqur tifozët e Celsit.

Sfidanti.al