Nuk mbahet Juventusi, 75 milionë euro për mesfushorin e Realit,Kovaçiç

Juventusi kampion aktual i Italisë ka si synim që ta forcojë deri në maksimum mesfushën e vet për sezonin e ardhshëm. Kryesia e “zonjës së vjetër” i ka dërguar Realit një ofertë prej 75 milionë eurosh për mesfushorin e tij, Mateo Kovaçiç, që ka ardhur në Madrid nga Interi për 31 milionë euro.

Sidoqoftë, fjalën e fundit e ka trajneri kryesor i Realit, Zidane, që ende nuk është shprehur, nëse do të mbështetet ose jo, gjatë këtij sezoni, te shërbimet e këtij futbollisti mjaft të mirë kroat. Mbas ardhjes së Dani Sebalosit nga Betisi, konkurrenca në mesfushëështë rritur deri në maksimum, ndërkohë që Kovaçiçi as, sezonin e kaluar, nuk ka pasur ndonjë minutazh të madh dhe lojën e ka filluar, zakonisht, nga stoli i rezervave.

Sfidanti.al