Murinjo: Siti merr titullin ndaj nesh? Unë e mora dikur ndaj Junajtidit

Është e dyta herë që ky njeri thumbin klubin për të cilin punën, dhe kjo brenda pak javëve. Radhën e parë ndodhi kur Mançester Junajtidi u eleminua nga Sevilja pasi u mund në “Old Traford” dhe trajneri sulmoi në konferencën e shtypit duke thënë se “unë e eleminova dy herë Junajtidin, me Porton dhe me Realin, duke fituar në këtë stadium”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, portugezi pati një përgjigje të ngjashme kur u pyet për derbin e sotëm Siti-Junajtid në Premier Ligë në orën 18:30. Nëse ekipi i Guardiolës fiton, atëherë merr titullin, diçka që do të ishte shumë e hidhur për tifozët e djajve të kuq. Murinjo nuk duket kaq shumë i shqetësuar.

“Natyrisht, u kam thënë lojtarëve që të mos e lejojnë Sitin të shpallet kampion pikërisht në ndeshjen ndaj nesh, – tha ai, – natyrisht, që unë dua që të fitojmë, nuk dua që t’i ofroj ndeshjen kundërshtarit”. “Shikoni, – vazhdoi ai, – unë fitova titullin e dytë me Çelsin kundër Mançester Junajtidit, pasi e mundëm 3-0 në “Old Traford” në vitin 2006. Gjithsesi, nuk ishte fundi i botës për Junajtidin, ishte thjesht një ndeshje futbolli”.

Sfidanti.al