Talent edhe në shkarkime, Gjokoviçi i “jep duart” edhe trajnerit tjetër!

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, e ndërpreu bashkëpunimin edhe me trajnerin tjetër të vet, Radek Shtepanek, vetëm disa ditë mbasi ai kishte prishur bashkëpunimin me trajnerin e njohur amerikan, Andre Agasi. Në një të ardhme të afërt, Gjokoviçi do të bëje të ditur stafin e tij të ri të trajnerëve, me të cilin ai do të përpiqet që të kthehet përsëri në majën e tenisit botëror.

“Novaku do të përqëndrohet te progresi dhe synon që të kthehet më i fortë e më i vendosur mbas një pauze të gjatë, për shkak të dëmtimit që ka ndikuar të vetbesimi dhe loja e tij. Në të njëjtën kohë, Novaku po kërkon vazhdimisht dhe me pasion mënyrat e reja që të kthehet në formën e tij fituese”, vihej në dukje në një njoftim që ekipi i specialistëvë të Gjokoviçit i dërgoi medias. Pritet që tenisti serb të marrë pjesë në turneun e mjeshtrave të Monte Karlos që fillon më 14 prill.

Sfidanti.al