Liverpool bën detyrën, shkatërron Southamptonin 4-0, titulli akoma më pranë

Liverpool regjistron fitoren e 20 radhazi në Anfield teksa kaloi Southamptonin me rezultatin 4-0. Ishte një rezultat që mund të parashikohej fare lehtë duke qënë se skuadra e Saints kishte regjistruar 4 suksese radhazi në transfertë. Në 45 minutat e para ishte Liverpooli që bëri një lojë më shumë bindëse. Në minutën e 20 u regjistrua rasti I parë me Salah, por goditja e tij u devijua në goditje këndi nga mbrojtja kundërshtare. Në të 26 është Ëijnaldum që bëri tentativën e tuj, por portieri McCarthy e bllokoi  pa probleme gjuajtjen e tij.

Pas një minute u kundërpërgjigj skuadra e Southamptonit me Djenepo dhe Alisson u detyrua të cojë topin në goditje këndi. Në krahun tjetër ishte McCarthy që u impenjua për të evituar një gol me thembër të Van Dijk dhe një tjetër të Firminos.

Në minutat vijuese ishte Southampton që kërkoi dicka më shumë me Long e Inges që ishin më të rrezikshmit. Në pjesën e dytë, Liverpooli rimori frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 47 zhbllokoi rezultatin  me Oxlade-Chamberlain. The Reds nuk kishin ndërmend aspak që hiqnin këmbën nga gazi dhe në të 60 dyfishuan rezultatin me Henderson. Në të 72 Henderson pason për Salah për golin e tretë ndërsa në të 90 egjiptiani fiksoi shifrat në 4-0 pas pasimit të Firminos. Në këtë mënyrë Liverpooli merr një tjetër fitore që e afron akoma më shumë me titullin kampion të Premier Leagues

Sfidanti.al