Guardiola s’vë bast: E pamundur që Siti ta mbyllë sezonin pa humbje

Pep Guardiola, edhe një herë tjetër, vuri në dukje se është e “pamundur” që Mançester Siti ta kalojë të gjithë Premier Ligën pa pësuar asnjë humbje dhe, duke pasur parasysh edhe fitoren e fundit 1-2 ndaj Hadersfildi në Premier Ligë, ky klub shënoi startin më të mirë në historinë e kampionatit më të fortë të Anglisë.

Siti ka grumbulluar 37 pikë nga 39 të mundshmet gjatë këtij sezoni, ndërsa nuk ka pësuar asnjë humbje në 26 ndeshjet e fundit në të gjithë konkurrimet. Sidoqoftë, Guardiola thotë se Siti nuk do të mund ta përsërisë suksesin e Arsenali në sezonin 2003/04 që ta mbyllë, këtë sezon, pa asnjë humbje.

“Me siguri që do të vijë një ditë, kur ne do të humbasim. Në ndeshjen me Hadersfildin, ne ishim pranë humbjes. Me një ndeshje në javë, edhe mund të mos humbasësh shumë pikë, por me tri ndeshje në javë dhe pjesëmarrje në katër konkurrime…E pamundur”, thotë Guardiola.

Sfidanti.al